-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Vdes për shoqet e saj’/ Albano Bogdo tregon arsyet e ndarjes nga e dashura!

Kryesoret

Aktori i njohur i humorit, Albano Bogdo ka habitur me deklaratën e tij teksa pranoi se ka tradhtuar partneret me shoqet e tyre. Ai u shpreh se vdes për shoqet e të dashurës dhe momentet me to kanë qenë një mrekulli. Por, duke mos treguar aspak pendesë për tradhtinë e tij. Aktori rrëfeu edhe arsyet e ndarjes nga e dashuria e tij e jetës, duke theksuar se i ka dhënë fjalën që nuk do kthehen më bashkë.

“Dashuria e jetës sime nuk është e martuar, është beqare e kam gjetur dhe e kam humbur. S’do e marr më mbrapsht se i kam dhënë fjalën. Është muhabet i kotë, ishalla martohet, i uroj më të mirën me shpirt.

Nuk është ego, mendoj që nuk jam mjaftueshëm i mirë për të, që është dashuria e jetës sime. Nuk të gjithë këllqe që ta pranojnë dhe t’ia thonë në sy t’i meriton shumë më shumë se unë, jo për justifikim, se këtë ia kam thënë 100 herë unë gocave me të cilat nuk doja të rrija, por që “ik se do të ndryshojë jeta për mirë”.

E dua aq shumë, por jam i pandryshueshëm, e di si jam. Nuk e bën dot ullirin rrap, është pamundur, nuk mund të ndryshosh. Janë shumë gjëra më të thella, me mënyrën se si unë jam si njeri. Se kam problem fare të jem beqare, edhe ta mbyll beqar, mund të adoptojë një fëmijë kështu që se kam problem hiç”, u shpreh Albano.

Cili është defekti yt më i madh si partner?

Albano Bogdo: Vdes për shoqet e të dashurës. Mbaroj.

Mos më thuaj që e ke bërë këtë gabim?

Albano Bogdo: Po gabim mund të duket ty, por për mua ka qenë një mrekulli, nuk di si ta përshkruaj. Ti mendon se është gabim të vdesësh për shoqet e të dashurës, për mua ka qenë një mrekulli. Në fakte, jo në mendje”.

E mori vesh e dashura?

Albano Bogdo: Ti nuk e di për kë e kam fjalën unë, as ajo nuk ka nga ta dijë. Edhe nëse do ta zbulonte më plasi tr*pi mua, nuk do vrasim veten, vetë ka ardhur se kam marrë me zor. Ndarja nga partnerja pak muaj pasi i propozoi për martesë.

Aktori i humorit ka qenë një romanë me Jonida Sanço, por çifti u ndanë vetëm gjashtë muaj pasi ai propozoi martesë partneres së tij. Albano Bogdo fshiu fotot me partneren në rrjetin social, duke konfirmuar fundin e marrëdhënies.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit