-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha bën një tjetër goditje! Deputeti flet për “5pyetjet.al”: Jam me “Primaret”

Kryesoret

Sali Berisha i ka “rrëmbyer” edhe një tjetër deputet grupit të Enkelejd Alibeajt. Të paktën për zgjedhjet lokale. Bëhet fjalë për ish-kryetarin e Bashkisë së Devollit, Bledion Nallbati.

“De jure” ai nuk i është bashkuar grupit të Berishës, por dje nuk mori pjesë në mbledhjen që Enkelejd Alibeaj zhvilloi në Fier.

I kontaktuar nga “5pyetjet.al”, deputeti i Devollit u shpreh se do të bashkëpunojë me grupimin e Berishës për të zhvilluar “Primaret” në degën e Devollit që kjo bashki të rikthehet e djathtë.

Unë e kam bërë të qartë qëndrimin tim, që do të mbështes kandidatin që të fitojmë bashkinë e Devollit, që t’ua rikthejmë demokratëve.

Në Devoll do të ketë një kandidat dhe jo shtatë. Këtë e kam thënë në grup. Unë do të mbështes kandidatin që do të dalë nga “Primaret”. Boll përçarje ka PD-ja. Vetë nuk do të kandidoj” tha ai për “5pyetjet.al”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit