-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E nxorën skanerin huq! Hileja që bënë agjentët në Durrës për të kaluar kokainën

Kryesoret

Dy punonjësit e Portit të Durrësit, të arrestuar nga policia për ngarkesën e zbuluar prej 33.5 kg kokainë ulën fuqinë e pajisjes skanuese. Ky dyshim që ka ngritur grupi hetimit vjen pasi nga analizimi që skaneri i bëri kontejnerit që vinte nga Ekuadori, nuk u evidentua asnjë gjurmë e lëndës narkotike që fshihej në brendësi të kutive me banane.

Pavarësisht se skaneri nuk konstatoi prezencë kokaine, Policia e Durrësit ushtroi kontrolle të imtësishme në kontejnerë, bazuar në riskun që paraqesin ngarkesat që vijnë nga Amerika Latine. Kontrolli me qentë antidrogë zbuloi dhe sasinë prej 33.5 kg kokainë, shkruan Tvklan. Droga e kapur çoi në pranga dy punonjësit, e skanerit në Portin e Durrësit, Alban Naziraj dhe Artur Sevdaraj. Arrestimit nuk i shpëtoi as administratori i kompanisë, Ziko, Petrit Demishaj. Presidenti i saj u shpall ne kërkim.

“Pakoja po vjen në Durrës”! Detajet, kush e njoftoi policinë për “Banaking”?

Kompania që porositi bananet, pretendon se më 19 Tetor, ose 9 ditë para mbërritjes së kontejnerit në Durrës, ka kërkuar kontroll të imtësishëm të ngarkesës nga policia, pasi sipas saj, mediat ekuadoriane kishin shkruar se kontenieret mund të ishin përdorur për të futur drogë nga grupet e narkotrafikut që veprojnë atje.

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit