13 persona janë plagosur sot nga aksidentet në Shqipëri nga jugu në veri prej orëve të para të mëngjesit. Mbrëmjen e sotme tre persona janë plagosur në aksin Peqin-Elbasan.
Dy makina u përplasën kokë më kokë. Zjarrfikësja ka nxjerrë të plagosurit nga makinat dhe i ka transportuar në spital. Në mesditë ndodhi një tjetër aksident me një të plagosur në Elbasan.
Aksidentet e tjera janë shënuar duke filluar nga aksi Tepelenë-Gjirokastër me dy të plagosur. Një tjetër aksident me tre të plagosur ka ndodhur në vendin e quajtur Qafa e Lalarit në aksin Fier-Mallakastër.
Tre të plagosur në fshatin Shelq në Shkodër. Një person tjetër u plagos në autostradën Kukës-Morinë, pasi u përmbys boti i ngarkuar me çimento. Shpejtësia dhe lagështira në rrugë si pasojë e reshjeve të shiut kanë ndikuar te aksidentet.