-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kuqezinjtë nisin grumbullimin, Edi Reja takon “debutuesit”/ Kush është futbollisti i Tiranës nën vëzhgim!

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka nisur sot grumbullimin përgatitor për ndeshjen ndaj Katarit që luan javën e ardhshme në Spanjë, Kuqezinjtë janë vënë nën urdhrat e trajnerit Reja, i cili do të drejtojë përsëri një takim me lojtarë kryesisht nga kampionati shqiptar.

Në stërvitjen e sotme kanë qenë të pranishëm vetëm 20 nga 23 lojtarët e grumbulluar, me Rejën i cili që në fillim ka shkuar për të takuar personalisht dhe për t’u prezantuar sidomos me ata të cilët ishin për herë të parë në grumbullimet e tij.

Gjatë pasdites iu bashkua grupi edhe portieri Shala, ndërsa Kristal Abazaj do të udhëtojë nga Turqia për të qenë që nesër në dispozicion të teknikut të kuqezinjve,.

Ndërkohë, më ndryshe është situata e mesfushorit të Tiranës, Ardit Deliu. Ky i fundit, sipas FSHF, ka shfaqur probleme muskulore dhe është vendosur që të lihet pushim sot për të mos rrezikuar një dëmtim më të rëndë teksa do të shihet situata e tij në ditët në vijim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit