-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

‘Banorët e Bubqit flenë ende në çadra’: Berisha: Spitalet s’kanë ilaçe, Rama harxhon 22 mln euro për udhëtime me charter!

Kryesoret

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar Kryeministrin Rama se udhëton me charter me dhomë gjumi luksoze, ndërkohë që situata ekonomike e qytetarëve shqiptarë është e vështirë.

Gjatë një takimi me banorët e Kombinatit dhe Astirit, Berisha tha se fluturimet e Ramës kanë kushtuar 22 milionë euro.

Berisha ‘Foltore’ me banorët e Kombinatit, Astirit dhe Unazës: PD sot, forcë opozitare më e fuqishme se kurrë!

Sipas Berishës, ndërkohë që Rama bën këto udhëtime luksoze, në spitale mungojnë ilaçe për të shpëtuar jetët e fëmijëve.

‘Sot jemi me rrogat më të ulëta në rajon. Me rroga 20-30% më të ulëta se në Kosovë. Mjeku, pedagogu i universitetit merr gjysmën e kolegut të tij në Kosovë. Sot, ne paguajmë ose blejmë në treg me çmime të larta ushqimet 7-10% më të larta se sa mesatarja e vendeve të BE-së.

Njeriu që tallet me të madh dhe të vogël, njeriu që nuk ka ndjenja njerëzore, nuk është mirë t’i thuash se prind është. Por çfarë prindi është ai që mbyll kopshtin e 250 vogëlushëve. A e bën një prind këtë duke marrë një urdhër nga kryetari i një shteti tjetër.

Berisha: Protesta e 12 nëntorit do të jetë e fuqishme, e paparë ndonjëherë në Tiranë!

Çfarë prindi është që udhëton 137 herë me avion charter. Shpenzon 22 mln euro ndërkohë që fëmijëve në spitalet tona u mungojnë ilaçet për të shpëtuar jetët e tyre.  Ka 20 vite banorë të Bubqit, gra shtatzëna, foshnje të porsalindura nuk kanë një strehë mbi kokë ndërsa ky fluturon me dhomë gjumi ultraluksoze.’, u shpreh Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit