-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“I drejton ‘mami’, i njohur i Aleksandër Vuçiç“/ Mediat në Kosovë: Serbët me plan për sulm ndaj KFOR-it dhe EULEX-it në Veri!

Kryesoret

Serbia përmes strukturave të saj ka planifikuar tensionimin e situatës së sigurisë në veri të Kosovës. Në kuadër të atij plani, raporton KosovaPress, është provokimi me sulme nga eksponentë të krimit të organizuar, të lidhur me strukturat e sigurisë dhe ato politike në Serbi, ndaj Policisë së Kosovës dhe pjesëtarëve të KFOR-it në veri.

Sipas planit, pjesë e targetit për sulm mund të bëhen edhe pjesëtarët e EULEX-it. Mësohet se qëllimi i planit është përshkallëzimi i situatës përmes incidenteve të inskenuara. Incidente që do të çonin në një konflikt të hapur mes Policisë dhe KFOR-it në njërën anë. Dhe eksponentëve serbo-rusë në anën tjetër. Këta të fundit shpresojnë në mbështetjen e elementëve ushtarakë nga Serbia përmes rrugëve ilegale në veri.

Për këtë qëllim, thuhet se Serbia ka rekrutuar grupe të rinjsh në veri, për përfshirjen në skenarët e saj. Ata janë pjesë e grupit kriminal të ashtuquajtur “Severna Brigada”. Ajo dyshohet për përfshirje në shumë aktivitete kriminale atje. Përfshirë këtu, edhe djegien e veturave të serbëve të veriut. Disa prej drejtuesve të saj kanë njohje personale me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Këtu përmendet Vladimir Radivojeviç, i njohur me nofkën “Mami” nga Zveçani.

Se KFOR-i dhe pjesëtarët e saj janë cak i këtyre grupeve tregon edhe veprimi i datës 26.08.2022. Ata kishin monitoruar dhe fotografuar pikat statike të KFOR-it në veri. Më pas, i kishin publikuar të shoqëruara edhe me koordinata dhe sipas shtetit që i përkasin.

KosovaPress mëson se personat e përgatitur për t’i sulmuar institucionet e sigurisë së lartcekura janë: Vladimir Radivojeviç i njohur me nofkën “Mami”.

“Mami’ ka njohje të drejtpërdrejta me presidentin serb Aleksandar Vuçiç. Në takimin e Rashkës të mbajtur me datë 13.10.2021, pas fjalës së Vladimir Radivojeviç, presidenti serb iu kërkon diskutuesve të prezantohen, duke thënë se “atë e njoh” duke iu referuar “Mamit”.

Vladimir Radivojeviç “Mami” ka lidhje të shumta politike dhe me grupe të ndryshme kriminale në veri të vendit. Është pjesë e tifozëve “Delije” nga Zveçani.

Aleksandar Jevremoviç nga Leposaviqi, i cili është nipi i ish ministrit serb Goran Bogdanoviç, së bashku me pjesëtarin e VBA Marko Vukasinoviç drejton një grup personash në Leposaviç të cilët prezantohen edhe si “Mbrojtje Civile”, derisa veprojnë nga lokali “Mistik” në Leposaviq.

Uglesa Jarediç, ish komandant i Njësisë së Reagimit të Shpejtë të Policisë së Kosovës për veri, i integruar nga strukturat e MUP-it, që muaj me parë ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës është i përfshirë në këto plane. Ai më parë ka qenë edhe pjesë e Xhandarmerisë Serbe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit