Ish-kryeministri Sali Berisha të shtunën e ka shfrytëzuar për të bashkëbiseduar me qytetarët në Facebook. Ai u është përgjigjur qytetarëve lidhur me dilemat, shqetësimet, hallet dhe problemet e tyre. Theksin e vendosi te primaret duke ftuar kandidatët të marrin pjesë në garë.
“Edi Rama është armik i egër i shqiptarëve. Data 12 nëntor, ora 16:00, është ora e shqiptarëve dhe data e shqiptarëve. Ju ftoj të bashkohemi në protestën më të fuqishme. Por sot jemi në prag të një zhvillimi tjetër madhor, të primareve në Shqipëri.
Unë e kuptoj se ato ngjasojnë me një oaz në shkretëtirë. Rrugë tjetër veç votimit nuk ka. E di që ka pasur zemërthyer dhe kritika me primaret, por unë nuk tërhiqem. Ato respektojnë dinjitetin tuaj” tha ai.
Por si do të veprojë Sali Berisha për të ndarë me një kandidat? “PD, e vërtetë e rithemeluar një procedurë, që nuk ka demokrat që duhet ta refuzojë. Unë jam i hapur që cdo deputet i kësaj partie të kandidojë në primare.
Të propozojë cilindo, por nuk jam kurrë i hapur që të heq dorë nga primaret, as ti zëvendësoj me sondazhe” tha ai duke iu përgjigjur grupit të Alibeajt, që kërkon skemën e tillë; 50% primare dhe 50% sondazhe për të zgjedhur kandidatët.