Duket sikur këtë të shtunë aksidentet s’kanë fund. Një tjetër përplasje është shënuar në Elbasan.
Një makinë ka aksidentuar një motor.
Për pasojë drejtuesi i motorit ka mbetur i plagosur.
Shoferi i makinës është larguar menjëherë nga vendngjarja, ndërsa ende nuk dihet gjendja shëndetësore e të lënduarit.
Ndërkohë që bilanci i aksidenteve këtë të shtunë ka shkuar në tetë: 4 në Kukës, 2 në Fier, 1 në Librazhd dhe 1 në Elbasan.