Gjashtë shtetas shqiptarë mësohet se kanë rënë në prangat e policisë së Spanjës për shkak se janë kapur duke kultivuar qindra rrënjë kanabisi.
Mediat spanjolle raportojnë se Agjentët e Policisë Kombëtare në Tarragona , arrestuar gjashtë persona me origjinë shqiptare pasi dyshohet se janë përgjegjës për dy plantacione marijuanë në shtëpi në La Móra dhe Valls.
Ky operacion ka nisur muaj më parë dhe është ndarë në dy faza. Gjatë fazës së parë të hetimit, agjentët mundën të verifikonin, pas disa vëzhgimeve, ekzistencën e një plantacioni brenda një shtëpie në La Mora.
Pas kontrolleve në këtë banesë u gjet një plantacion me 780 bimë marihuanë. Agjentët ishin në gjendje të kapnin 9,620 kg boçe të paketuara në çanta të mbyllura dhe një pushkë të kalibrit 22 mm. Në këtë operacioni janë arrestuar tre persona me origjinë shqiptare.