Nga Ballshi ku ishte sot në një takim në kuadër të turit në bashkitë e qarkut Fier, Edi Rama kishte disa fjalë për pedagogët me nota ironie, por edhe sulmi direkt.
Ai tha se me sjelljen e tyre në këtë kohë krize nuk kanë çfarë t’i mësojnë brezit të ri.
“E patë, me atë Shiksin në krye, në fillim thanë do të futemi në grevë. Pastaj thanë duhet presidenti të na garantojë jetën.
Pastaj kërkuan nga ndërkombëtarët mbrojtje nga kërcënimi dhe pastaj në fund thanë nuk do të bëjmë grevë. Ikën. Si mund të jenë pedagogë. Çfarë mund t’i mësojnë brezit të ri këta?!” tha ai.
Pedagogët paralajmëruan grevë të mërkurën që lamë pas, por në fund kërkuan garanci për jetën nga Presidenti dhe ndërkombëtarët duke u tërhequr.
Protesta e tyre lidhet me kërkesat për rritje page 50%, 30% këtë vit dhe 20% vitin tjetër, por qeveria ua rriti vetëm 7%.