-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shqiptarët organizojnë protestë në Londër: Nuk jemi kriminelë

Kryesoret

Të indinjuar nga etiketimet e ministres së Brendshme, Suella Braverman që e cilësoi fluksin në Britaninë e Madhe si “pushtim nga kriminelët”, shqiptarët kanë njoftuar një protestë në Londër.

Emigrantët shqiptarë kanë paralajmëruar një protestë më 12 nëntor ora 10:30 me orën lokale.

Protesta do të bëhet në “Westminster Bridge”. Deklarata e ministres shkaktoi polemika të shumta dhe reagimin e fortë të qeverisë shqiptare.

Ministri britanik për emigrantët, Robert Jenrick, e përshkroi deklaratën e zyrtares së lartë si të tepruar.

Zyrtarët britanikë pretendojnë se rreth 60% e emigrantëve që kalojnë në Kanalin e La Manshit janë shqiptarë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit