Prej datës 3 nëntor vijon ende kontrolli i imtësishëm i të gjithë kontejnerëve me banane që mbërritën më 28 tetor në portin e Durrësit, ku u nisën në portin “Puerto Bolivar” në Ekuador, kur prej afro një muaj udhëtim dhe ndalesa në 28 tetor mbërritën në portin e Durrësit.
Kontrollet vijojnë, në port ka zbarkuar edhe BKH. Dyshohet që sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike mund të jenë në kontejnerët e ardhur nga Amerika Latine në portin e Durrësit, në bazë të informacioneve që ka prokuroria dhe të marra edhe nga partnerët.
Sakaq, Prokuroria po heton të gjithë stafin e portit të Durrësit, pasi mënyra se si u zbuluan 33.5 kg kokainë ishte dyshuese pasi nuk u konstatua nga punonjësit e skanerit.