Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili me anë të një postimi në facebook ju ka bërë thirrje fermerëve të kenë nga Ram pasi sipas tij, ky i fundit po ju vjedh tokën e bukës.
Sipas Vasilit qëllimi i vetëm i Rames është që si hienë të përgatisë opinionin, për grabitjen masive prej tij të tokës së fermerëve, me gjoja shkakun që të mos mbetet pa punuar duke nxjerrë ligj dhe taksa shumë të rënda.
Postimi i plot:
Fermerë hapni sytë, po ju erdhi Rama dijeni se do vetëm t’ju grabisë tokën!
Rama bën sikur organizon këto kohët e fundit takime me fermerë.
Qëllimi i vetëm i Rames është që si hienë të përgatisë opinionin, për grabitjen masive prej tij të tokës së fermerëve, me gjoja shkakun që të mos mbetet pa punuar duke nxjerrë ligj dhe taksa shumë të rënda.
Ramës as që ia ndjen fare për fermerët dhe as nuk ka asgjë se çfarë t’u thotë. Ai vetëm i ka sakatuar dhe i ka bërë fermerët që të braktisin fshatin dhe të ikin jashtë vendit.
E di i madh e i vogël se toka pa punuar mbetet vetëm për shkak të Edi Ramës. Ai me qëllim e ka mbytur dhe asfiksuar bujqësinë, që ajo të falimentojë dhe më pas t’ia rrëmbejë tokën dhe tua japë bandës së klientëve të tij në qeveri dhe oligarkëve.
Rama po të ishte i interesuar për bujqësinë sikur të bënte jo më shumë se Maqedonia e Kosova nuk do të kishte asnjë dynym toke pa punuar.
Rama me qëllimin mafioz për falimentimin e bujqësisë vendosi këto masa vrastare: