-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Majko mesazh për situatën në Veri: Situata kërkon gjakftohtësi, jo “deklarime trimash”

Kryesoret

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko, deklaroi se aksioni i braktisjes së institucioneve nga serbët në Kosovë është një aksion i organizuar nga Beogradi zyrtar.

Lajmi u bë i ditur nga deputeti socialist, duke cituar reagimin e tij në median sociale “Facebook”. Majko bëri thirrje për gjakftohtësi dhe sa më pak “deklarime trimash”, pasi “jemi në prag të një kaosi pa fitimtarë”.

Sipas tij, konflikti shqiptaro – serb ka cilësinë e pandryshueshme në të cilën “serbët sillen si viktima dhe shqiptarët, në fund, numërojnë jetët e humbura nga rradhët e tyre”.

Për Majkon, sjellja e politikës serbe në Ballkan nga krijimi i shtetit të saj, “ka qenë dhe është e mbështetur tek dhuna”.

Kjo e fundit, si arsyetim që vendos për rezultatin përfundimtar.

Përfaqësuesi socialist sqaron se kjo që po ndodh aktualisht në Kosovë është rezultat i kthimit të statusit të “të fortit” në kulturën politike.

“Sjellja e papërgjegjshme e politikanëve serb në Kosovë e cila justifikohet me ‘krizën e targave’ të makinës është ironi për t’u marrë seriozisht”, shtoi Majko.

Ai vërejti në statusin e tij se kombi që nisi një Luftë të Parë Botërore në Sarajevë, po tenton ta përsërisë sërish atë.

“Mungesa e guximit për të pranuar realitetin e pas Luftës në ish-Jugosllavi, dhe ndërtimi i një bote virtuale për veten, janë shkaktarët realë pse politika serbe rrezikon rajonin me një konflikt të përsëritur ndërkombëtar”, shkruan më tej Majko.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit