Në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së, Sali Berisha theksoi rëndësinë e protestës së 10 shkurtit, duke e cilësuar si një “kryengritje paqësore” kundër regjimit.
Ai kërkoi mobilizimin maksimal të strukturave të PD-së dhe denoncoi përdorimin e propagandës toksike nga qeveria dhe mediat që e mbështesin.
“Data 10 shkurt do të jetë një moment i rëndësishëm i një kryengritjeje paqësore kundër regjimit. Zemërimi i qytetarëve është i prekshëm dhe shprehet çdo ditë në takimet që po zhvillojmë në terren. Ky reagim do të shfaqet në rrugët dhe sheshet e Tiranës, duke pasur një mobilizim maksimal të të gjithë strukturave të PD-së. Kjo javë duhet të jetë një përkushtim i plotë në takimet me qytetarët, duke i dëgjuar dhe sqaruar ata mbi realitetin që po kalojnë.”









