-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbërrin në Tiranë ambasadorja e SHBA në OKB: Shqipëria një aleat i palëkundur

Kryesoret

Ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield do të mbërrijë ditën e sotme në Tiranë. Vizita ambasadores vjen pasi Shqipëria kryesoi për një muaj Këshillin e Sigurimit në OKB. Ambasada shkruan se Thomas-Greenfield do të vlerësojë Shqipërinë për kryesimin e Këshillit të Sigurimit në OKB.

Në njoftimin zyrtar të ambasadës, thuhet se ambasadorja Thomas-Greenfield do të përsërisë mbështetjen e palëkundur të SHBA për Shqipërinë, si një aleat që po punon shumë fort me Amerikën për t’iu përgjigjur krizës së shkaktuar nga lufta.

Në takimet që ambasadorja do të ketë më zyrtarët shqiptarë, fokus i tyre do të jetë edhe kriza energjetike dhe mënyrat e bashkëpunimi për të përballur krizën, si edhe forcimi i aleancës së NATO-s.

Sakaq, vizita e saj vjen gjatë 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri, ku Ambasadorja Thomas-Greenfield do të diskutojë gjithashtu mënyrat për të forcuar partneritetin mes dy vendeve. Pas vizitës në Shqipëri, ambasadorja do të vizitojë Poloninë.

Për një muaj, 1-30 qershor Shqipëria ka mbajtur presidencën e Këshillit të Sigurimit, për t’ia lënë vendin Brazilit. Për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria është ulur  në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin, mandat që nisi në janar 2022 deri në fund të 2023.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit