-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tensionet në veri,Haradinaj: Kurti ta pranojë menjëherë kërkesën e Amerikës

Kryesoret

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet e Quint-it i bënë Kosovës një kërkesë që “nuk është vetëm politike”, por sipas tij, garanton sigurinë e vendit dhe veçanërisht sigurinë e rendin në veri të Kosovës.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, shprehet se “ata që dalin jashtë kësaj kërkese, nuk punojnë në interes të sigurisë së vendit tonë e as të zbatimit të ligjit”.

Kurti me demagogët e vet, qoftë në qeveri e qoftë jashtë saj, nuk janë me aleatët e sigurisë dhe as nuk janë të interesuar për sigurinë e Republikës së Kosovës. Kjo situatë është bardh e zi”.

Reagimi i plotë:

Të nferuar qytetarë të Kosovës, Populli i Kosovës dhe aleatët tonë të sigurisë i dijnë shumë mirë qëllimet e Serbisë, sponzorëve dhe satelitëve të saj.

Por, Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes zyrtarëve të saj, që nga Ambasadori Hovenier e deri te Sekretari i Shtetit z.Blinken, kërkuan nga Kosova pezullimin e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale;
Kësaj kërkese iu bashkuan edhe vendet e QUINT-it por edhe vendet e tjera të NATO-s, aleate tonat në siguri;

Kjo kërkesë nuk është vetëm politike por garanton sigurinë e vendit tonë e veçanërisht sigurinë e rendin në veri të vendit;

Ata që dalin jashtë kësaj kërkese nuk punojnë në interes të sigurisë së vendit tonë e as të zbatimit të ligjit. Kurti me demagogët e vet, qoftë në qeveri e qoftë jashtë saj, nuk janë me aleatët e sigurisë dhe as nuk janë të interesuar për sigurinë e Republikës së Kosovës;

Kjo situatë është bardh e zi. Në vend që të vazhdohet me demagogji, menjëherë duhet të pranohet kërkesa e Amerikës, QUINT-it dhe aleatëve të tjerë të NATO-s për shtyrjen e vendimit për targat deri në Marrëveshjen Finale.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit