Policia greke ka arrestuar një 28-vjeçar shqiptar, pasi akuzohet se ka kryer të paktën gjashtë përdhunime.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari cili kishte marrë dhe nofkën ‘Dragoi i Pireut’ është arrestuar në orët e para të së dielës, pas një tentative të re për përdhunimin e një gruaje tjetër. Ai u kap në afërsi të sheshit 25 Mars në Nice, pasi sulmoi dhe tentoi të përdhunonte një të re, e cila po kthehej në shtëpi.
Sipas raportimeve kur policia prangosi të riun shqiptar identiteti i të cilit ende nuk dihet pas ,ai kishte gërvishtje me thonj në fytyrë dhe zinxhirin e pantallonave të hapur.