Kandidati tjetër i Partisë Demokratike në Primare, Belind Këllii, i ftuar në ‘5 Pyetjet’ nga gazetari Ilir Babaramo, ka folur për çështjen e inceneratorëve, ndërsa ka publikuar edhe disa dokumente, që vërtetojnë sipas tij, abuzimin qindra miliona eurosh të kryetarit të Bashkisë Veliaj, në kurriz të qytetarëve të Tiranës.
Sipas Këllicit, Veliaj i ka firmosur vetë letrat dhe dokumentet në fjalë në shkelje të kompetencave të tij, ndaj sipas tij duhet të ishte marrë prej kohësh nën hetim nga SPAK-u.
‘Përsa i përket çështjes së inceneratorëve, nuk kemi një përgjigje nga SPAK se çfarë po ndodh. Unë kam një shkresë të datës 27 mars 2017, në të cilën Veliaj me firmën e tij dhe me vulën e Bashkisë, në shkelje të kompetencave të tij, ka firmosur në emër të qarkut, dhe ajo që Veliaj mohon është ekzistenca e faqes 2, ku janë qindra milionat e eurove. Këtu është prova e shpërdorimit të detyrës së Erion Veliaj, që duhet të ishte marrë i pandehur nga SPAK.’, u shpreh Këlliçi në lidhje me këtë çështje.