-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kalaja te ‘5 Pyetjet’: Gjyqtari që mbylli çështjen e Veliajt për Ardit Gjoklajn ka kaluar Vettingun në mënyrë të paligjshme, shumë shpejt ju sjell provat!

Kryesoret

Kandidatja e Partisë Demokratike në Primaret e Tiranës, Adriana Kalaja, ka folur edhe për çështjen e kullave në kryeqytet.

Teksa flet e ftuar në ‘5 Pyetjet’ nga Ilir Babaramo, së pari Kalaja është ndalur te çështja e Inceneratorëve, duke bërë me dije një fakt tronditës sipas saj, që ka të bëjë me gjyqtarin i cili ka mbyllur çështjen e Erion Veliajt për vdekjen e Ardit Gjoklajt.

Inceneratorët/ Këlliçi në ‘5 Pyetjet’: SPAK të marrë Veliajn të pandehur, abuzimet e tij i kushtuan miliona euro kryeqytetasve!

‘Gjyqtari që ka mbyllur çështjen e Veliajt ka kaluar Vettingun në mënyrë të paligjshme. Dhe për këtë kam prova. Shumë shpejt do bëj publike gjithë këto prova.’, bëri me dije Kalaja.

Ndërkohë, duke folur për kullat e shumta të shtuara së fundmi në kryeqytet, Kalaja u shpreh se ajo nuk është kundër ndërtimit të tyre, por sipas saj, ato duhet të jetë në zona të caktuara, që ti japë një formë jetese të qetë e pa trafik.

Kandidatja Kalaja në ‘5 Pyetjet’: Veliaj i ka bërë presion KLSH që në Bashkinë e Tiranës mos të ketë auditim!

‘Përsa i përket çështjes së kullave, nuk është se jam kundër tyre. Jam për ndërtimin e kullave në zona të caktuara, që i jep një formë jetese të qetë, pa trafik, pa probleme të parkimit dhe jo një Tiranë e kthyer në fjetore, ku njerëzit nuk bëjnë asgjë, shkojnë punojnë gjithë ditën dhe në darkë shkojnë e flenë. Përsa i përket çështjes së Teatrit, ne jemi të shqetësuar sepse ka një plan të mirë menduar për ta shndërruar Tiranën në një qytet pa histori, pa memorie dhe pa identitet.’, deklaroi Adriana Kalaja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit