-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtarizohen 7 kandidatë! Jul Dedën e fusin te “Primaret” për Tiranën

Kryesoret

Shtatë demokratë do të garojë mes tyre për të kandiduar përballë Erion Veliajt. Adriana Kalaja, Belind Këlliçi, Enkelejda Fejzo, Fatmir Merkoçi, Gerti Bogdani, Ilir Alimehmeti dhe Jul Deda do të garojnë në primaret e Rithemelimit për Bashkinë e Tiranës.

Kandidaturat i prezantoi ditën e sotme Albana Vokshi pasi mbrëmjen e së dielës u mbyll procesi i marrjes së propozimeve dhe vetëkandidimeve. Kandidati që do arrijë të marrë fitoren do garojë në zgjedhjet vendore të 14 majit përballë Erion Veliajt.

Ishte gati për primaret e Tiranës, Gjuzi shpërfillet nga PD-ja

Deklarata e Kryetares së Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, Albana Vokshi

Në bazë të vendimit nr.38, datë 1 tetor 2022 të Këshillit Kombëtar të PD, në bazë të dy udhëzimeve: 11 të datës 24 tetor 2022 dhe udhëzimit 12 dhe 13 të datës 27 dhe 31 tetor, në çdo degë ka nisur procesi për marrjen e propozimeve nga çdo nivel strukture.

Përveç shprehjeve të interesit, në çdo degë, në çdo nivel strukture janë marrë propozimet për kandidaturat, për primaret, për çdo bashki të vendit.

Për Tiranën, në orët e vona të ditës së mbrëmshme janë marrë dokumentacionet nga 16 degët e Tiranës. Për shkak të intesitetit shumë të lartë të procesit, për shkak të interesit po aq të lartë për primaret, KOKOE ka qenë e mbledhur çdo ditë, pra edhe në fund të javës.

Sot KOKE ka shqyrtuar të gjithë dokumentacionin e ardhur nga 16 degët e Tiranës. Dua të sqaroj që KOKOE nuk përcakton, nuk vlerëson kandidaturat, por vetëm shqyrton nëse dokumentacioni është plotësuar konform vendimeve përkatëse.

Emrat e personave që janë vetëkandiduar nga 16 degët për bashkinë Tiranë dhe që kanë plotësuar dokumentacionin përkatës. Emrat janë në renditje alfabetike:

1. Adriana Kalaja
2. Belind Këlliçi
3. Enkelejda Fejzo
4. Fatmir Merkoçi
5. Gerti Bogdani
6. Ilir Alimehmeti
7. Julian Deda

Në bazë të nenit 12 të statutit të PD, i kalojnë për shqyrtim dhe për vendimmarrje Kryesisë së PD, e cila do të mblidhet në ditët në vijim.

KOKOE do të mblidhet përsëri sot për të marrë në shqyrtim dokumentacionin e ardhur dhe nga degët e tjera, apo për të marrë në shqyrtim disa kërkesa që i janë adresuar në emër të KOKOE për shtyrje afati në degë të caktuara.

Unë si kryetare e KOKOE doja të falenderoja të gjithë personat që kanë besuar në procesin e primareve të PD si procesi më demokratike i një forcë politike. Këta persona që shprehën dëshirën për të kandiduar duam t’i falenderojmë dhe po ashtu duam të falenderojmë edhe degët e PD për organizimin e procesit të marrjes së propozimeve në çdo nivel strukture, proces i cili po vijon edhe tani në të gjitha degët e tjera përveç Tiranës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit