-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prof. Agim Nuhiu: Studentët janë mesazh serioz për klasën politike maqedonase!

Kryesoret

Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut nuk janë thjesht një pakicë etnike e shpërndarë lartë e poshtë vendit, por një komunitet autokton dhe kompakt territorial, i përqendruar kryesisht në pjesën veri – perëndimore të vendit, duke u lidhur natyrshëm me hapësirën shqiptare në Shqipëri dhe Kosovo. Ky aspekt gjeografik, gjithësesi se ka rëndësi politike, kulturore dhe historike, sepse parasegjithash flet për një vazhdimësi identitare dhe jo për një prani të rastësishme!

Faktori i dytë lidhet me kontributin historik dhe shtetformues të shqiptarëve. Shqiptarët kanë marrë pjesë në lindjen e idealeve në krijimin e Republikës së Krushevës e deri te proceset e reja shtetndërtuese. Ne ishim pjesë e zhvillimeve kyçe politike dhe shoqërore në vend. Pas luftës së vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut u krijua një rend të ri kushtetues e politik, ku barazia, përfaqësimi dhe përdorimi i gjuhës shqipe nuk u panë si privilegje, por si të drejta të fituara me sakrificë dhe me ndërmjetësim ndërkombëtar!

Një tjetër element i rëndësishëm është kontributi i shqiptarëve për vetë stabilitetin dhe orientimin euro-atlantik të shtetit. Shqiptarët kanë qenë ndër faktorët më pro-NATO dhe pro-integrimit evropian, duke e parë shtetin si projekt të përbashkët dhe jo si monopol etnik!

Ajo çka sot duhet të notohet është fakti se po shfaqet edhe një dimension i ri, brezi i ri shqiptar nuk e pranon lehtë nënçmimin apo relativizimin e të drejtave të arritura. Ky brez është rritur me vetëdije më të madhe politike, me arsimim më të lartë dhe komunikim më të hapur me botën! Për këtë brez, gjuha, dinjiteti dhe barazia nuk janë tema negociimi, por standarde normale demokratike!

Kur falsim për brezin e ri shqiptar, më kujtohet personazhi i Gavroche–s, një nga figurat më simbolike të rinisë franceze të etur për liri, i cili shfaqet në romanin “Les Misérables” të Victor Hugo – s!

Ashtu si Gavroche që kishtë ndjenjën e dinjitetit dhe revoltës ndaj shtypjes e që u bashkua me studentët revolucionarë në barrikada gjatë kryengritjes në Paris, sot shumë të rinjë shqiptar po ngrisin barikadat ndaj një përbuzje të pashoq!

Studentët shqiptar nuk luajnë me protestën. Ata përveç protestës duhet të trokasin në dyert e institucioneve dhe ti “barakadojnë” ata duke inicuar procedura përkatëse.

Kuadri normativ juridik i Maqedonisë së Veriut i ka ngarkuar me detyrime Komisionin për Mbrojtje nga Diskriminimi, Avokatin e Popullit dhe Gjykatën Kushtetuese që të trajtojnë parashtresat e mundshme për diskriminim edhe me rastin e moszbatimit të Ligjit për përdorimin e gjuhëve gjatë mbajtjes së provimit të jurisprudencës. Studentët e drejtësisë e dijnë se diskriminimi është edhe vepër penale dhe shkakton përgjegjësi penale. Andaj, edhe dyert e Prokurorisë nuk duhet lënë mbyllur!

Protesta e studentëve nuk është vetëm një reagim i momentit, por duhet të jetë shprehje e gjithëanshme e një vetëdijeje të re qytetare. Brezi i ri shqiptar nuk pranon më që barazia të relativizohet apo gjuha të trajtohet si çështje tolerance politike!

Historia e Parisit tregon se brezat e rinj nuk heshtin përballë padrejtësisë. Nga barrikadat e Gavroche-s deri te protestat studentore, rinia gjithmonë ka kërkuar dinjitet, barazi dhe zë në shoqëri!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit