-sidi education-spot_img
-2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Largimi i Listës Serbe “Deja Vu”/ A do të ketë zgjedhje të reja në veri?

Kryesoret

Kryetarët e katër komunave veriore, Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan kanë dhënë dorëheqje të dielën (6 nëntor), nga pozita e tyre.

Përveç kryetarëve, dorëheqje kanë dhënë edhe këshilltarët në kuvendet komunale nga radhët e Listës Serbe.

Lidhur me momentumin e krijuar në komunat veriore pas dorëheqjeve, drejtori i programeve në organizatën joqeveritare “Demokracia Plus”, Albert Krasniqi ka thënë për Telegrafin se nuk ka kthim mbrapa të kryetarëve të dorëhequr.

Ai shton se për këtë gjë ekziston edhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010.

“Duke qenë se kryetarët e katër komunave në veri të Kosovës, përmes deklarimit publik kanë deklaruar se japin dorëheqje të parevokueshme, i kanë dhënë fund edhe mandatit të tyre. Kthimi prapa i këtij vendimi nuk mund të bëhet, pasi mandati tashmë i është dorëzuar qytetarëve. Madje për këtë ka edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese në vitin 2010 në rastin Qazim Qeska, i cili kishte dhënë dorëheqje nga pozita e Kryetarit të Komunës së Rahovecit, por që kishte kërkuar të rikthehej në pozitë. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se “pasojat kushtetuese të dorëheqjes së kryetarit të një komune janë shpallja e zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës”, që duhet të mbahen jo më herët se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga akti i dorëheqjes”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se mandati i kryetarëve të ri, përfundon në datën e njëjtë sikurse mandati i kryetarit që zëvendësojnë.

Krasniqi ka theksuar se zgjedhjet mund të shpallen vetëm për kryetarë por jo edhe për kuvendet komunale.

“Është e rëndësishme që autoriteti i institucioneve lokale të burojë nga vullneti i qytetarëve, për të pasur mundësi t’i përmbushin detyrat dhe përgjegjësitë e tyre”, tha Krasniqi./Telegrafi

 

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit