Ditët e sotme kreu i sindikatës së pedagogeve Sandër Kovaçi, në një deklaratë për mediat ka thënë se periudha e bojkotit ka qenë një periudhë arene për arsimin e lartë pasi sipas tij këto kohë probleme e universitet kanë marrë zë.
“Qeveria bëri zgjidhje kozmetike. Është bërë pak për universitetin. Flitet shumë dhe bëhet pak për universitetet. Ndaj nesh pati intimidime dhe shantazhe. Vazhdimin e protestave të gjitha proceset demokratike, përfshirë protestat kombëtare periodike, por duke pezulluar përkohësisht bojkotin e procesit mësimor, duke përmbushur detyrimin akademik, atë të mësimit për studentët,”tha Kovaçi.
Gjithashtu Kovaçi ka akuzuar qeverinë se nuk po arrin të sjell tempullin e dijes aty ku i takon. Ai ka lajmëruar që protestat nga pedagogët do të vijojnë, por duke pezulluar përkohësisht bojkotit mësimor.
Sindikata lajmëroi se nesër sindikata do dalë sërish në protestë.
Vendosëm që nesër në 8 nëntor do të mbajmë protestën e radhës në orën 11 para Politeknikut. Një pjesë e rektoratit mendoi se nuk ishte koha e përshtatshme për bojkot. Presioni erdhi nga kryeministri. ”, tha ai.