Një 58-vjeçar është plagosur me thikë pranë stadiumit në Orikum. Dyshohet se ai ësht plagosur nga një 25-vjeçar që ka probleme të shëndetit mendor.
Ai është transportuar me urgjencë në spital dhe po merr mjekimin e nevojshëm.
“Pranë stadiumit në Orikum, dyshohet se pas një konflikti të çastit, shtetasi S. J., rreth 25 vjeç (dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor), ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin F. H., rreth 58 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.