Evdar Kodheli është kandidati i parë që konfirmon pjesëmarrjen e tij në garën për Bashkinë e Fierit.
Ai shprehet se ka vendosur të kandidojë në primaret pasi e ndjen si detyrim qytetar dhe politik, ndërsa shton se gara është ajo që përzgjedh më të mirin dhe të kualifikuarin për të bërë ndryshimin e duhur.
Kodheli ndër të tjera fton demokratët dhe qytetarët e Fierit që të mbështesin primaret në PD për të zgjedhur kandidatin më të mirë për zgjedhjet e ardhshme lokale.