Zbardhen detaje të reja nga ngjarja dramatike që u zbulua dje në Tiranë, ku Gjergj Laçi akuzohet se ngujoi për 6 vite familjen.
Por ai mohon të ketë ushtruar dhunë kundër gruas dhe dy djemve të tij të mitur. 52-vjeçari pretendon se fishekët dhe armët e ftohta që iu gjetën në banesë nuk i kishte për të frikësuar familjen e tij.
“Çdo të premte shkonte në xhami”, djali i ekstremistit: As xhaxhai e as gjyshi s’futeshin në shtëpi
Por si e njohin fqinjët? Njëri prej tyre deklaroi se radikali ishte një njeri jo social, konsumonte alkool dhe gjuante më armë zjarri.
“Ndonjë problem nuk ka pasur me ne. Familjen e vetë e ka ngujuar brenda 6 apo 7 vite më parë, gruan se fëmijët ia kemi parë.
Ka pasur problemin e shtëpisë se do ia shembte shtetin. Ka 3 deri 4 vite që vendoste çarçafë apo batanije në ballkon. Nuk rrinte me njeri, nuk ishte njeri social. Në lagje nuk njihen as bashkëshortja, as fëmijët.
Gjatë gjithë kohës grillat kanë qenë të mbyllura. Me raste konsumonte alkool dhe gjuante me armë. Njëherë e ka arrestuar policia”, u shpreh ai.
I moshuari tregoi më tej se Laçi nuk ka lejuar gruan e tij që të shkonte në varrimin e babait. “Kur ka vdekur babai i gruas, nuk e ka lejuar gruan që të shkonte ta varroste. Njerëzi i lejonte deri në derë, jo brenda”, tha ai.