-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Publikohen letrat e dorëheqjeve të deputetëvë të Listës Serbe

Kryesoret

Në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës në Facebook janë publikuar shkresat e dorëheqjeve të deputetëve të Listës serbe.

“Në përputhje me rregulloren e punës së Kuvendit të Kosovës unë….numri personal…deputet i i Listës Srpska në Kuvendin e Kosovës, jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e deputetit”, thuhet në shkresen e dorëheqjes.

Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka 10 deputetë në Kuvendin e Kosovës vendosi që të largohet nga institucionet qendrore të Kosovës si dhe nga komunat në veri të vendit.

Këtë vendim lista Srpska e mori pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq. Ky i fundit u suspendua pasi refuzoi të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në ato të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, dje në Mitrovicë të Veriut u mblodhën qytetarët serbë, të cilët kërkuan tërheqjen e vendimit për targat dhe krijimin e asociacionit./Express

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit