-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA: Gati të punojmë me Shqipërinë në OKB për gratë

Kryesoret

Ambasadoren Linda Thomas-Greenfield, Përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së po zhvilloi një vizitë zyrtare në Tiranë. Ajo ishte e pranishme në aktivitetin me temë “Gratë, paqja dhe siguria”.

Gjatë fjalës së saj, ambasadorja e OKB-së në SHBA, theksoi se janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të çuar përpara pjesëmarrjen e plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të grave në vendimmarrje për paqe dhe siguri.

Agjenda për paqen, gratë dhe sigurinë është një agjendë që ofron një vizion në të cilin gratë janë të mbrojtura, të përfshira dhe gjithashtu luajnë një rol thelbësor për paqen.

Gratë nuk janë viktima pasive, ata janë të guximshme dhe janë vazhdimisht në vijën e parë të çuarjen para të paqes dhe drejtësisë. Në të gjithë globin, gratë po çmontojnë statuskuonë, mbrojnë komunitetet nga konfliktet. Paqja është sinonim në parandalimin e në zgjidhjen e konflikteve.

Ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të promovuar drejtimin e grave në komunitetet tona dhe në arenën globale dhe sigurisht Shqipëria është drejtuese në këtë zonë. Ne i nxisim të gjitha kombet që të ndjekin këtë shembull.

Jemi të gatshëm të punojmë me Shqipërinë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të çuar përpara pjesëmarrjen e plotë, të barabartë dhe kuptimplotë të grave në vendimmarrje për paqe dhe siguri” tha ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit