Në prag të tre vjetorit të tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit të 2019 që shkaktoi 51 viktima në Shqipëri, gjykata ka dhënë dënime te para. Drejtuesit dhe ish-drejtuesit e shtetit dhe pronarët e hoteleve kanë fituar pafajësinë.
Ish-drejtori i ALUIZN-it, Flamur Gjuzi, ish-drejtori i IMT-së Artur Çela dhe pronari lokalit Barons ku vdiqën dy persona, Artur Terziu kanë fituar pafajësinë.
Punonjësi i ALUIZN-it, Skerdi Bello është dënuar me shërbim prove 2 vite. Aldo Dakovelli është dënuar me shërbim komuniteti. Durrësi dhe Thumana ishin zonat më të goditura nga tragjedia e tërmetit.
Hetimet nisën në momentin kur dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në vdekjen e njerëzve kanë ardhur edhe si shkak i ndërtimeve të kryera pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimeve, si dhe për shkak të ndërtimeve të kryera pa lejen e organeve kompetente.