11 peshkopë francezë janë akuzuar për abuzim seksual, përfshirë dhe ish-peshkopin e Bordos, i cili rrëfeu se kishte sulmuar një të mitur 35 vjet më parë.
Organi më i lartë i kishës franceze bën me dije se Jean Pierre Ricard (peshkop prej shumë kohësh), që u bë dhe kardinal nga Papa Françesku në 2016, pranoi se ka abuzuar seksualisht ndaj një 14 vjeçari.
Të gjithë të akuzuarit do të përballen ose me ndjekje penale ose procedura disiplinore të kishës, shtoi de Moulin-Beaufort, kryepeshkop i qytetit të Reims.
Kisha franceze u trondit vitin e kaluar nga gjetjet e një hetimi që konfirmoi abuzimin e përhapur të të miturve nga priftërinjtë dhe anëtarët laikë që datojnë që nga vitet 1950.
Ai zbuloi se 216,000 të mitur ishin abuzuar nga klerikët gjatë shtatë dekadave të fundit, një shifër që u rrit në 330,000 kur përfshiheshin akuzat kundër anëtarëve laikë të Kishës, si mësuesit e shkollave katolike.