-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prezantuesja në Parlament? Ori Nebiaj zë vendin e Belind Këlliçit në rast se ai fiton në Primare!

Kryesoret

Deputeti demokrat dhe ish-kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi shpalli vetëm pak ditë më parë kandidaturën në primaret që do të mbahen brenda partisë për Tiranën. Këlliçi do të jetë në garë me 7 figura të tjera nga fusha të ndryshme.

Një mes Këlliçit, Gert Bogdanit, mjekut Ilir Alimehmeti, Adriana Kalaja, Julian Dedës, Fatmir Merkoçit dhe Enkelejda Fejzos do të zgjidhet nga demokratët për t’i përfaqësuar në zgjedhjet e 14 majit në bashkinë më të madhe të në vend.

Në rast se fitues do të jetë Këlliçi, i cili do të hyjë në garën e “lokaleve”, atëherë ai duhet të lërë mandatin e deputetit. Por kush do e zëvendësojë atë në Kuvend?

Pas Belind Këlliçit në renditje vjen Ori Nebiaj, e cila mori një numër të konsiderueshëm votash në zgjedhjet e 25 prillit të vitit të kaluar.

Nebiaj vjen direkt pas Petrit Dodës, i cili zëvendëson Alfred Rushajn, pasi u mësua se ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga mandati për arsye personale. Ajo ka marrë 5606 vota në Tiranë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit