-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U shpëtoi plumbave, ky është shënjestra që vdiq në shtëpi (FOTO)

Kryesoret

Zbulohet fotoja e 45-vjeçarit Admir Bejo, që ndërroi jetë dje në shtëpinë e tij në Kuçovë, dy muaj pas një atentati me armë zjarri që i kishte shpëtuar.

Viktima njihej si përdorues i lëndëve narkotike dhe ky dyshohet të jetë shkaku i vdekjes.

Mjekët e spitalit kanë arritur në konkluzionin se 45-vjeçari ka ndërruar jetë si pasojë e trombozës së shkaktuar nga mbidoza, pasi viktima konsumonte lëndë narkotike.

Ka qenë pikërisht përdorimi i drogës ajo që u bë shkak për ngjarjen e ndodhur më 11 shtator, kur Admir Bejo u qëllua me armë zjarri, duke mbetur i plagosur.

Fillimisht, ngjarja u mbulua me mister, por disa orë pas plagosjes, Policia identifikoi autorin dhe zbuloi edhe arsyet. Në vendin ku u gjet i plagosur 45-vjeçari, janë gjetur katër gëzhoja të kalibrit 7.62.

Ndërsa ende nuk dihet identiteti i autorit për arsye hetimore, Policia tha se ai është fqinj me viktimën dhe para ngjarjes ka pasur një konflikt midis tyre për motive të dobëta.

Konflikti është regjistruar në banesën e të dyshuarit për arsye që lidheshin me një borxh për lëndë narkotike.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit