Në një video të publikuar së fundmi në “Instagram-in” e tij, Mumajesi flet për një ndarje, por edhe ngjarjet e fundit që i kanë ndodhur, të cilat sipas tij kanë ndikuar emocionalisht tek ai.
Ai i drejtohet dikujt që e cilëson thjesht si “Ajo”, duke u shprehur se ai “sipas saj është viktimizuar”, në të gjithë këto veprime. Në përgjigje të kësaj, Flori sqaron se nuk është “servil e as b* thë lëpirës”. Gjithashtu kantautori flet edhe për kupat dhe trofetë që ka fituar gjatë karrierës së tij dicavjeçare, duke thënë se nuk ka asnjë nga ato.
“Me sa duket ajo u influencua nga komentet, ka harruar që katër vitet e fundit kam kaluar një tmerr, një horror dhe prapë jam këtu, i viktimizuar sipas saj. Ka harruar që unë kam vdekur për së gjalli, më është drejtuar vdekja në një formë ose në një tjetër. Unë viktimizimet i urrej, sepse ky rol bëhet për të fituar diçka. Unë nuk jam servil, as b*thëlëpirës, s’jam as pa dinjitiet. Gjithë zinxhiri i ngjarjes ka ndodhur kështu, nuk jam nga ata njerëz që kanë mburojë emocionale. Me të gjithë ngjarjet që kanë ndodhur në jetën time, shumë pak pasi më ndodhi humbja e fundit, unë nisa të bëja muzikë për “Kënga Magjike.” tha Flori ndër të tjera.