-sidi education-spot_img
30.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kreu i SPAK-ut: Kriminelët janë egërsuar

Kryesoret

Në 30 vjetorin e bashkëpunimit me autoritetet italiane, kreu i SPAK-ut, Arben Kraja u shpreh se krimi është egërsuar dhe ka shtrirë tentakulat duke u zgjeruar.

“Grupet kriminale kanë ndryshuar aktivitetin kohët e fundit. Kanë shtrirë aktivitetin në vendet ku prodhohet droga, ku tregtohet madje edhe në Dubai.

Gjithashtu grupet kriminale janë bërë shumë të egër. Flas për shkak të vrasjeve të ndodhura kohët e fundit. Teknologjia që përdorin, siç janë telefonat apo edhe paratë e pista.

Asnjë shtet i vetëm nuk e lufton dot këtë aktivitet të organizuar kriminal. SPAK për këtë është krijuar.

Nga bashkëpunimi me SPAK, skuadra e Barit ka arrestuar mbi 120 persona dhe ka sekuestruar rreth 7 ton drogë” tha ai. Në 19 dhjetor, Krajës i mbaron mandati në krye të SPAK-ut.

Dubai njihet si “parajsa” e kriminelëve. Madje, shumë të kërkuar shqiptarë janë arratisur atje dhe lëvizin të lirë, pasi ky vend nuk i ekstradon.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit