Vendvotimet në Arizona, Kolorado, Montana, Nebraska, Nju Meksiko, Utah dhe Uajoming tashmë janë hapur për votuesit që marrin pjesë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, ku do të vendoset për kontrollin e Kongresit amerikan nga janari.
Shumica e këtyre vendeve – Montana, Nebraska, Nju Meksiko, Utah dhe Uajoming – e kishin mbështetur kandidatin e Partisë Republikane, Donald Trump, për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, raporton BBC.
Më herët janë hapur edhe vendvotimet në Uashington, Florida, Gjorgjia, Illinois, Luiziana, Nju Jork, Nju Xhersi, Konektikat, Ohajo, Karolinën e Veriut dhe Virgjinian Perëndimore.
Në dy vjetët e fundit, dy dhomat e Kongresit, Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati, janë kontrolluar nga demokratët.
Por, këtë vit, të gjitha ulëset në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së janë në garë këtë vit, bashkë me rreth një të tretën e ulëseve të Senatit.
Republikanët do të duhet të marrin pesë ulëse për të marrë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe vetëm një për të kontrolluar Senatin./REL