Media britanike ‘Daily Mail’ ka publikuar një investigim mbi rrjetin e trafikut të emigrantëve të paligjshëm nga Shqipëria drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Sipas medias britanike, rritja e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria po nxitet edhe nga një rrjet i “suksesshëm” trafikantësh të cilët sigurojnë udhëtimin përmes nga Franca përmes kanalit të La Manshit e më pas në Britani.
‘Daily Mail’ shkruan se janë bandat shqiptare ato që u sigurojnë emigrantëve të paligjshëm udhëtimin drejt Francës e më pas qëndrimin për një natë atje në një hotel të lirë.
Më pas, bandat shqiptare ua lënë “stafetën” kurdëve të cilët drejtojnë gomonen nga Franca drejt Britanisë së Madhe.