-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha pret sipërmarrësit në PD: Bizneset janë përgjysmuar, shkak trysnia dhe gjobat e qeverisë!

Kryesoret

Lideri demokrat, Sali Berisha mbajti këtë të martë një takim me sipërmarrës në selinë e Partisë Demokratike. Në fjalën e tij Berisha atakoi politikat e qeverisë Rama si një barrë të rëndë mbi biznesin duke i çuar drejt falimentimit.

Ish-kryeministri theksoi se trysnia e qeverisë, gjobat dhe zhvatjet e zyrtarëve, konkurrenca e pandershme e oligarkëve, si dhe Ballkani i Hapur, kanë bërë që këto vite numri i bizneseve të përgjysmohet.

“Ndjehem shumë i nderuar me praninë tuaj dhe shpreh vlerësimin tim më të madh për kontributin që ju jepni në zhvillimin ekonomik dhe teknologjik të këtij vendi. Ne mblidhemi sot në një moment pa ekzagjerim katastrofal për këtë vend dhe në këtë katastrofë askush nuk ka paguar një çmim më të lartë se biznesi.

Bizneset në këto vite janë përgjysmuar, nga 210 mijë biznese numërohen 107 mijë. Ndaj bizneseve të vendit dhe të huaja u zbatuan praktika trysnie, gjobash, zhvatjesh, të pashembullta. Në këto vite 2013-2021 ligjet fiskale u ndryshuan 40-herë. Unë ju garantoj ju se po të marrësh të gjithë kontinentin nuk përbëjnë një ndryshim 40 herë të marra së bashku. Kjo është një pasiguri totale dhe falimentim për bizneset.

Deklarata e fortë e Berishës: Qeveria Rama dhe ajo e Vuçiç po bëjnë trafik njerëzish drejt Europës!

Ju u përballët me pasojat tejet të rënda të veprimit të bizneseve të oligarkëve dhe klientelës mbi ju. Sepse ata nuk ngopen me qindra milionë që ndajnë me qeveritarët, por vërsulen si kërpudha me ndërmarrje analoge me të cilat ju e keni shumë të vështirë të konkurroni.

Berisha: Afera e Portit të Durrësit, 10 herë më e madhe se e inceneratorëve!

Shto këtu Ballkanin e Hapur nga i cili po falimentojnë dhjetëra dhe qindra ferma sepse prodhimet blegtorale po zëvendësohen me prodhimet e Serbisë të cilat janë të paktën 80 herë më shumë të subvencionuara se prodhimet në Shqipëri. Edi Rama është një armik i vërtetë i biznesit dhe i suksesit tuaj, por dhe i shqiptarëve në përgjithësi”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit