Mediat greke kanë publikuar detaje të reja në lidhje me vrasjen e 31-vjeçarit shqiptar. Sipas protothemës i riu shqiptar ndodhej në Mesini për vetëm tre-katër ditë për të punuar në vjeljen e ullirit , por u vra brutalisht nga një person i panjohur, i cili e varrosi trupin e tij të pajetë në plazhin Kartela në Kyparisia.
Trupi i pajetë u zbulua nga një qen duke ecur në plazh i cili çoi pronarin e tij drejt kufomës. Burri ka mbetur i shokuar kur ka parë këmbët e njeriut të dalë jashtë dhe ka njoftuar menjëherë policinë.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivë të policisë së Sigurimit të Kalamatës dhe një mjek nga Korinthi, të cilët kryen autopsinë në vend dhe vlerësuan se viktima kishte lëndime të shumta në kokë nga një instrument metalik. Vrasja kishte ndodhur më pak se 24 orë para se të gjendej trupi, pasi ishte në gjendje të ngurtë që përcakton edhe kohën e vdekjes.
Ekspertët e Hetimeve Penale bënë një hetim dhe eksplorim të detajuar të zonës, ndërsa në të njëjtën kohë bënë identifikimin e viktimës. 31-vjeçari kishte shkuar vetëm 24 orë para se të vritej për të punuar në ullishte.