Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk pranoi që të komentonte dorëheqjet e Grida Dumës dhe Alfred Rushajt nga mandati i deputetit të PD-së. Ai tha se vëmendja është te protesta.
“Çdo akt individual është i respektuar dhe nuk më takon mua të jap komente për arsyet apo motivet e dorëheqjeve të tyre, që në cdo rast duhet të respektohen.
Parlamenti i 25 prillit është i deformuar, ishte një hap para krahasuar me parlamentin e “Kërpëratave”, por është larg së qeni një parlament demokrat. Tani vëmendja është te 12 Nëntori, dita e protestës kombëtare” tha ai.
Por cilin shikon ai favorit prej 7 kandidatëve në Tiranë që janë pjesë e “Primareve”? “Secilin prej tyre e shoh më të fortë.
Ai që do të përzgjidhet, cilido që të jetë do të gëzojë përkrahjen tonë. Situata është shumë pozitive për opozitën. I ftoj kandidatët të përqendrohen te programi i tyre” tha ai.