Pak ditë më parë qeveria shqiptare firmosi marrëveshjen e parë që i hap rrugë ndërtimit të portit të Durrësit.
Por kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkoi sot shpjegime se me cilat fonde po ndërtohet. Ai tha se risku është shumë i madh. Për këtë skenar, që e cilësoi aferë, Meta akuzoi Edi Ramën.
“Porti i Durrësit është një aferë e qartë, tipike mafioze. Kjo aferë mund të rezultojë me pasoja katastrofike edhe për vendin, po thellohet skandali.
Partia e Lirisë do të vazhdojë që të investigojë më tej. Me cilat fonde po ndërtohet porti i Durrësit? A mund të sekuestrohet porti i Durrësit? Dështimi shkon në dëm të qytetarëve shqiptarë” tha ai.