Këngëtarja Shakira dhe ish-futbollisti i Barcelonës Zherard Pike kanë arritur një marrëveshje për kujdestarinë e fëmijëve të tyre.
Ata kanë dhënë një deklaratë ku shprehen se objektivi i tyre është të garantojnë mirëqenien e Milan dhe Sashës. Pike ka rënë dakord që Shakira së bashku me dy fëmijët të jetojnë në Majami.
Deklarata nga Zherard Pike dhe Shakira
“Ne duam të komunikojmë se kemi nënshkruar një marrëveshje që garanton mirëqenien e fëmijëve tanë dhe se ajo do të ratifikohet në gjykatë , si pjesë e një procedure thjesht formale. Objektivi ynë i vetëm është t’ju ofrojmë sigurinë dhe mbrojtjen më të madhe dhe ne besojmë se privatësia do të respektohet. Vlerësojmë interesin e treguar dhe shpresojmë që fëmijët të vazhdojnë jetën e tyre me privatësinë e nevojshme, në një mjedis të sigurt dhe të qetë”, përfunduan ata.
Këngëtarja ka një rezidencë të dytë në Majami, aty ku familja e saj e nënës ka jetuar vitet e fundit.