Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim në Kuvend, ku ka diskutuar mbi fondet e IPARD-it dhe ka krahasuar trajtimin e kësaj çështjeje në Shqipëri me një rast në Greqi.
“Kuvendi helen, 11 deputetë iu hoq imuniteti vetëm për IPARD-in dhe meqë rasti që një prej tyre e njihja pyeta për të. I vetmi moment që kishte telefonuar një herë dhe kishte pyetur ç’po bëhet drejtoreshën e IPARD. Kaq ishte dhe për kaq hoqën 11 imunitete.Ju jeni këtu, i gjen Rama në hajni dhe i merr në zyrë si Krifca,” shtoi ai, duke kritikuar trajtimin e deputetëve në Shqipëri.









