-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Opozita njofton orën e protestës të premten, policia bllokon rrugët në Tiranë

Kryesoret

Protesta e opozitës e planifikuar për të premten para Kryeministrisë do të fillojë në orën 19:00.

Policia e Tiranës ka njoftuar masat për garantimin e mbarëvajtjes së saj, duke bllokuar parkimin dhe qarkullimin e automjeteve në disa zona të kryeqytetit.

Sipas njoftimit, nga ora 15:00 deri në përfundim të protestës, do të mbyllen përkohësisht rrugët kryesore të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II”, dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të protestës, mund të ketë kufizime të tjera në rrugë të tjera.

Policia ka përgatitur masa për devijimin e trafikut në rrugë alternative dhe apelon që qytetarët të shmangin këto zona për të lejuar qarkullimin e protestuesve.

Në përfundim, Policia i kërkon qytetarëve që të distancohen nga çdo situatë që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike gjatë zhvillimit të protestës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit