Princ Leka Zogu II ka folur për mediat britanike pas debatit që nis si pasojë e deklaratave të ministres së Brendshme Suella Bravermen.
Ai kërkoi që shqiptarëve t’u jepet një mundësi nga qeveria britanike që të shkojnë me viza për të punuar.
“Pata një bisedë me ambasadorin britanik, i cili më konfirmoi se komentet nuk janë aspak reflektime të qeverisë britanike ndaj Shqipërisë. Shqipëria dhe Anglia kanë një marrëdhënie fantastike.
Jemi në aleancë për luftën në Ukrainë. Kemi marrë emigrantë nga Afganistani. Po sulmohemi nga Irani për shkak të kampit të Manzës. Britania e Madhe ka 1.6 mln emigrantë, 20 mijë shqiptarë nuk mund të konsiderohen si pushtim.
Shqiptarëve nuk u jepen viza. Duhet të gjejmë mënyra që shqiptarët të vijnë dhe të punojnë ligjërisht në Angli.
Shumë shqiptarë e shohin Anglinë si një vend fantastik. Edhe familja ime në vitin 1939 kur Shqipëria u pushtua nga fashistët, erdhi në Angli.
Edhe unë u edukova atje dhe iu bashkova ushtrisë, si oficer”, tha Princ Leka.