-sidi education-spot_img
23.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U shkarkua 2 vite më parë, vettingu rikthyen gjyqtarin në detyrë

Kryesoret

Sot Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka kthyer në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së rrethit Gjyqësor në Tiranë Niko Rapi. Ai u shkarkua nga detyra nga KPK-ja në muajin korrik të 2020, por shkalla e dytë e gjyqësorit ka vendosur të hedhë poshtë këtë vendim duke rikthyer gjyqtarin sërish në detyrë.

“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 54/2020, datë 27.11.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Niko Rapi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 277, datë 21.07.2020.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

Ndryshimin e vendimit nr. 277, datë 21.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin e subjektit të rivlerësimit Niko Rapi në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë” mbyllet vendimi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit