Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në qarkun e Elbasanit akuzoi kryeministrin Rama për zhdukjen e 130 milionë eurove për ndërtimin e djegësit të Tiranës.
Berisha tha se se paratë e shpenzuara për këtë projekt kanë përfunduar në llogaritë e Ramës dhe Veliajt. Ai e cilësoi këtë si një krim të shëmtuar. Gjithashtu tha se kryeminsitri ka harxhuar 21 mln euro vetëm për udhëtime.
“Të zhdukësh 130 mln euro për djegësin e Tiranës dhe mos ketë nam e nishan për këtë djegës dhe paratë kanë përfunduar në llogari të Ramës e Veliajt, është krim i shëmtuar, janë mbi 812 mijë pensione. Të hapësh shishen e verës 33 mijë euro, nuk ndodh askund. Rama, 21 milionë euro ka harxhuar vetëm për udhëtime. Filozofia jonë është e thjeshtë, të kthejmë paratë te ju. Ne premtojmë se rroga e mësuesit do të jetë 1500 euro, arsimi nuk do ketë shkurtime në personel, do shkurtohet numri i nxënësve në klasa. Mesatarja për universitet hiqet. Tarifat në universitet do hiqen fare ose do jenë modeste. Do kthejmë arsimin madhështor, bujqësinë madhështore dhe shëndetësinë madhështore”, tha Berisha.