Analisti politik dhe bashkëpunëtori i lartë i Këshillit për Politika Demokratizuese, Bodo Weber, ka thënë se rruga e vetme drejt zgjidhjes së problemeve mes Kosovës dhe Serbisë, është arritja deri te një kompromis nga të dyja palët.
“Nga kjo situatë realisht nuk ka rrugëdalje, përveç shtyrjes së vendimit të Prishtinës dhe tërheqjes së kërkesës për formimin e Asociacionit nga pala serbe”, theksoi ai për mediumin serb ‘Nova’.
Ai ka vlerësuar se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit ka dështuar dhe se fokusi duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, pra një zgjidhje përfundimtare e çështjes së Kosovës.
“Dialogu është mbërthyer pas Asociacionit, gjë që tregon se çështja nuk mund të zgjidhet jashtë kornizës së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, potencoi ai duke shtuar se “edhe pas mosmarrëveshjeve dypalëshe, siç është mosmarrëveshja për targat, qëndron çështja e statusit”.
Ndryshe, përfaqësuesit e komunitetit serb në Kosovë, të shtunën e 5 nëntorit kanë vendosur të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës.
Serbët nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës deri në momentin kur Qeveria e Kosovës tërheq vendimin për targat dhe fillon formimin e Asociacionit të Komuanve me Shumicë Serbe.
Kryetari i Listës Serbe dhe njëherit ministri për Komunitete the Kthim, Goran Rakiç, ka dhënë dorëheqje nga pozita të cilën e ka drejtuar pak më shumë se një vjet e gjysmë.