Një tërmet i fuqishëm ka goditur mëngjesin e kësaj të mërkure Italinë.
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur në zonën qendrore të Italisë.
Tërmeti u ndje nga në Marche, Abruzzo, Lazio dhe Emilia Romagna dhe rajone të tjera italiane, mëngjesin e sotëm në orën 07:07.
Epiqendra, sipas raportimeve në mediat italiane ishte përgjatë bregut të Pesaros në një thellësi prej rreth 8 kilometrash.
Kontrollet e para në ndërtesa janë duke u zhvilluar, por aktualisht nuk ka shembje të mëdha apo të lënduar apo viktima.